Greqi - Pano Ruçi, shqiptari i cili po proteston dhe është në grevë urie prej 19 ditësh para parlamentit të Athinës, ka përfunduar në spital ditën e sotme.
Ai iu nënshtrua analizave dhe ekzaminimeve klinike, kardiologjike dhe patologjike.
Autoritetet shëndetësore greke raportuan se Pano Ruçi ka humbur 10 kilogramë që prej ditës kur u fut në grevë urie.
Pavarësisht se ditën e sotme përfundoi në spital, Pano Ruçi doli prej andej me vullnet të tij pasi refuzon shtrimin.
Mjekët thanë se pavarësisht rënies së rezistencës dhe humbjes në peshë, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet kërcënim real për jetën.
Pano Ruçi, i cili monitorohet çdo ditë nga një ekip mjekësh, ka një histori personale të hipertensionit, aritmisë kardiake etj.
Shqiptari është futur në grevë urie pasi kërkon zhvarrimin e trupit të djalit të tij Denis Ruçi,dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Djali i Pano Ruçit është një nga 57 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi të Greqisë.
Komente
