Foto ilustruese

Greqi/ 19,075 të infektuar dhe 111 viktima në 24 orët e fundit! 665 pacientë të intubuar në spitale

24 Janar 2022, 16:41| Përditesimi: 24 Janar 2022, 16:44

  • Share

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 19,075 raste të reja me koronavirus. Fatkeqësisht, 111 persona nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Sipas raportimeve, 665 pacientë janë të intubuar në spitalet COVID. Aktualisht në Greqi, ashtu si në shumë vende të botës po dominon varianti 'Omicron'.

Ky variant, ka shkaktuar një valë infektimesh në të gjithë botën. Sipas raportimeve, ky variant shkakton më pak vdekje se varianti 'Delta' dhe të tjerat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?