Foto ilustruese

Greqi/ 19,504 të infektuar dhe 93 viktima në 24 orët e fundit! 484 pacientë të intubuar në spitale

17 Shkurt 2022, 16:51| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 16:53

  • Share

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 19,504 raste të reja me koronavirus. Fatkeqësisht 93 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar në total 25,095 viktima nga koronavirusi. Aktualisht në intubim ndodhen 484 pacientë.

Rritja e infektimeve vjen si pasojë e përhapjes së varianteve të reja të COVID. Sipas autoriteteve shëndetësore në greqi, ka një rënie të numrit të vaksinimeve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?