Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 19,509 raste të reja me koronavirus. 42 prej tyre janë regjistruar në pikat hyrëse të vendit.
Fatkeqësisht raportohet se 82 persona nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve të fundit.
Prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar në total 2,235,920 raste me koronavirus dhe 25,001 të vdekur.
Aktualisht në spitalet COVID janë të intubuar 485 pacientë, ndërsa mosha mesatare e tyre është 66 vjeç.
Nga pacientët të cilët janë në intubim, 364 prej tyre janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar ndërsa 121 e kanë marrë vaksinën.