Sociale

Greqi/ 200 tërmete orët e fundit, gazetari për Report Tv: 48 orët e ardhshme janë kritike 

3 Shkurt, 15:34| Përditesimi: 3 Shkurt, 15:45

  • Share

48 orët e ardhshme janë kritike për të parë ecurinë e ngjarjeve sizmike në ishull. Situata është shumë serioze, pasi ka një rizgjim të zonës sizmike në ishullin e Santorinit, i cili ka një histori shumë më herët, madje ka pasur edhe një vullkan dikur.

Kështu tha për Report Tv gazetari Edmond Guri nga Athina sa i përket aktivitetit të vazhdueshëm sizmik që ka ngritur alarmin në ishull orët e fundit 

“Vëmendja është shtuar jo vetëm për tërmetin e parë, por edhe tërmetet e tjera që kanë pasuar. Sipas sizmiologëve pritet një tërmet i pestë më i madh i cili do ketë pasoja serioze", tha Edmond Guri.

Sa i përket banorëve që jetojnë aty, përfshirë edhe shqiptarë Guri shprehet se shumë janë larguar ndërsa disa të tjerë kanë zgjedhur të mos ikin nga ishulli.

“Vazhdon intensivisht largimi i turistëve dhe banorëve. Shqetësimi i sizmiologëve për momentin është për zonën përreth, në të kaluarën kjo situatë ka aktivizuar vullkanin, i cili është i rrezikshëm për ishullin dhe banorët. Flasim për rreth 5 apo 7 mijë shqiptarë që jetojnë në këtë vend. Në sezonin veror kjo shifër arrin në 10 mijë. Një pjesë e banorëve janë ende në ishull, ndërsa të tjerë janë larguar nga zona”, tha Guri.

Banorët e Santorinit përjetuan orë ankthi pas tërmeteve. Shumë prej tyre, nga frika e lëkundjeve të reja të forta, zgjodhën të kalonin natën jashtë, ose në makinat e tyre ose në vende të sigurta të treguara nga autoritetet komunale.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?