30 shqiptarë i janë bashkuar një greve urie në burgun e Korfuzit në Greqi pasi pretendojnë se kushtet në të cilin vuajnë dënimet përkatëse janë nën standartin e duhur.
Greva e urisë sot është në ditën e saj të katërt, ku të burgosurit ripërsërisin thirrjen ndaj autoriteteve greke për përmirësimin e infrastrukturës, si dhe lejimin e lirimit me kusht sipas ligjit.
Të burgosurit shqiptarë shprehen se stafi i burgut ka një sjellje rraciste ndaj tyre dhe thekson se greva e urisë nuk do të ndalojë deri në plotësimin e kërkesave.
Mediat e huaja e cilësojnë grevën e shqiptarëve si një kërkesë me zë të lartë për të drejtat dhe dinjitetin e tyre.
Komento