Autori Kastriot Cenko

Kronikë
Kosova & Rajoni

Greqi/ 39-vjeçari shqiptar vret gruan me çekiç, e fsheh trupin për 1 javë në papafingo

5 Dhjetor 2024, 18:25| Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 08:32

  • Share

GREQI - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ampelokipi të shtetit fqinj, ku 39 vjeçari shqiptar Kastriot Cenko ka vrarë me çekiç gruan e tij Alba Cenko dhe ka fshehur trupin e saj për një javë në papafingon e shtëpisë.

Sipas mediave greke, krimi ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit, më 29 nëntor 2024, teksa fëmijët ishin duke fjetur. 39- vjeçari pretendon se gruaja e tradhëtonte me shokun e tij.

Gjithçka ka ndodhur kur ajo, sipas pretendimeve të tij, ka marrë një telefonatë nga një mik i tij dhe ka hyrë në banjë për të folur. Burri dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste.

Ai ka marrë një çekiç dhe e ka goditur në kokë duke e bërë gruan të humbasë ndjenjat dhe të rrëzohet përtokë. Më pas autori e ka mbytur me duar. Pas kësaj ai dyshohet se e ka mbështjellë trupin e pajetë me çarçaf dhe e ka fshehur trupin e saj në dhomën e tyre.

Ndërsa, në mëngjes fëmijët u zgjuan, u bënë gati për shkollë dhe kur pyetën se ku ishte nëna e tyre, burri u tha se kishte shkuar në punë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij.

Autori vendosi të thërriste autoritetet dhe të rrëfente krimin pak pas orës 18.00 të pasdites së sotme, 5 dhjetor 2024

Kur efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje kanë ndjerë që në momentin e parë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë. Në fakt, autori e kishte mbështjellë trupin me qese plastikë.

Ora 22:14
Greqi/ Vrau gruan me çekiç teksa fëmijët ishin duke fjetur, publikohet foto e 39-vjeçarit shqiptar

1733434212_kastriotcenko.JPG

Autori Kastriot Cenko

Detaje të reja kanë dal në dritë nga vrasja brutale e gruas shqiptare Alba Cenko në Ampelokipi, Greqi e cila u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj 39 vjeçari, Kastriot Cenko.

Sipas Protothema, krimi ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit teksa fëmijët ishin duke fjetur, ndërsa ka publikuar edhe foton e 39 vjeçarit. 

Gjithçka ka ndodhur kur gruaja, sipas pretendimeve të tij, ka marrë një telefonatë nga një mik i tij dhe ka hyrë në banjë për të folur. Burri dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste.

Ai ka marrë një çekiç dhe e ka goditur në kokë duke e bërë gruan të humbasë ndjenjat dhe të rrëzohet përtokë. Më pas autori e ka mbytur me duar. Pas kësaj ai dyshohet se e ka mbështjellë trupin e pajetë me çarçaf dhe e ka fshehur trupin e saj.

K.M/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?