Foto ilustruese

Greqi/ 68-vjeçari shqiptar humb ekuilibrin dhe rrëzohet gjatë punës, ndërron jetë në vend

30 Gusht, 19:01| Përditesimi: 30 Gusht, 19:12

  • Share

Greqi-Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kretë. Një 68-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht  në Sisi Lasithiou, Kretë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, teksa shqiptari është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i një banese ku po punonte

Për fat të keq, ai ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të rënda raportojnë mediat greke.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?