Kosova & Rajoni

Greqi/ Akuzohet se lidhi të dashurën dhe e detyroi të abortonte, shqiptari lirohet nga qelia

26 Shkurt 2024, 21:43| Përditesimi: 26 Shkurt 2024, 21:54

  • Share

27-vjeçari shqiptar i cili akuzohet se ka dhunuar dhe detyruar të dashurën e tij 19-vjeçare të abortojë fëmijën, është liruar me kusht nga gjykata greke.

Ndaj tij u caktua garanci 2000 euro, ndalim daljeje jashtë vendit, detyrim për t'u paraqitur në komisariat si dhe i ndalohet afrimi me 19-vjeçaren, raportojnë mediet greke.

27-vjeçari ka ka kërkuar falje ndërsa ka mohuar gjithçka duke thënë se 19-vjeçarja i ka pirë vetë pilulat.

Lirimi i tij nga qelia nuk është pritur mirë nga familjarët e vajzës. 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?