Greqi/ Akuzojnë emigrantët: Persona me maska kanë tentuar të na hedhin në det

17 Shtator 2020, 15:31| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 15:34

  • Share

Një grup emigrantësh të kontaktuar nga CNN kanë rrëfyer për gjigantin mediatik amerikan se si kishin mbërritur nga Turqia në brigjet greke, dhe ku persona të maskuar tentonin t’i shtynin prapë në det.

CNN ka mbledhur disa dëshmi që tregojnë të njëjtën gjë: ata thonë se këto javët e fundit, grekët e i kanë zbrapsur në det, akuza të cilat Athina zyrtare nuk i pranon.

UNHCR-ja po ashtu i ka rënë këmbanave të alarmit “ për shkak të një rritje të madhe të raporteve të besueshme” nga burra, gra e fëmijë që janë kthyer mbrapsht jozyrtarisht në Turqi këto muajt e fundit, pasi kishin mbërritur në tokën apo ujrat greke.

Sipas kësaj organizate, rreth 5,000 azilkërkues kanë mbërritur në shtetin helen që nga fillimi i marsit, një shifër kjo që përbën një rënie të konsiderueshme krahasuar me vitet e mëparshme.

Por ndërkohë, raportet për kthim të detyruar mbrapsht të njerëzve, sidomos në det, janë shtuar shumë”, vëren ajo.

Sipas rojeve bregdetare turke, 6.600 emograntë janë shpëtuar në det pasi ishin kthyer mbrapsht në mënyrë arbitrare prej palës greke.

Ata përmendin raste kur emigrantët janë gjetur “gomone të shpuara dhe me motorë të dëmtuar”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?