Bota

Greqi, mbytet anija me 50 emigrantë, 12 të vdekur, destinacioni final ishte Italia

11 Janar 2020, 10:22| Përditesimi: 11 Janar 2020, 15:36

  • Share

Një varkë me 52 emigrantë u fundos 13 milje detare në jugperëndim të Paxos në Greqi.

Sipas informacioneve të fundit si pasojë e fundosjes kanë humbur jetën të paktën 12 emigrantë.

Ndërsa 16 janë shpëtuar nga një operacion që ende po zhvillohet nga marina greke, policia dhe roja bregdetare, shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Sipas Rojës bregdetare në operacion janë përfshin 6 anije ardhur nga porti i Igoumenicës, Korfuzi, Paxos dhe Lefkada dhe se emigrantët kishin si destinacion fundor Italinë.

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?