Foto ilustruese

Bota

Greqi/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar, tentoi të përdhunonte polaken që njohu në Facebook, e goditi me grusht kur refuzoi marrëdhënien intime

26 Maj 2022, 10:04| Përditesimi: 26 Maj 2022, 10:07

  • Share

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi tentoi të përdhunonte një vajzë të re 23-vjeçare nga Polonia. Ata u njohën përmes rrjetit social Facebook dhe vajza e ftoi për të pirë diçka në shtëpinë e saj. Shqiptari është hedhur në veprim dhe tentoi të kryente marrëdhënie intime, por kur u përplas me refuzim, i grisi rrobat dhe guxoi të rrihte vajzën.

Pasi goditi me grusht dhe shkelma polaken, shqiptari, identiteti nuk është bërë i ditur donte të largohej. Ai nuk ia doli sepse mbeti i bllokuar në banesë sepse nga nervat theu dorëzën. Më pas doli në ballkon për tu arratisur por mesa duket nuk ka arritur. Vajza veproi me shpejtësi, mbylli derën e ballkonit dhe njoftoi policinë, shkruajnë mediat greke.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Ampleokopi, rreth orës 23:00. Vajza u transportua me urgjencë në spital sepse ishte e gjakosur nga grushti që mori në fytyrë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?