Droga, paratë dhe sendet e sekuestruara në banesat 34-vjeçarit shqiptar

Kronikë

Greqi/ Arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Selanik! Shpërndante lëndë narkotike! I gjendet kanabis, para dhe jelek anti-plumb! Në pranga dhe 2 grekë

23 Nëntor 2022, 16:07| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 16:14

  • Share

Sasi kanabisi të papërpunuar dhe kokainë që do të shpërndaheshin në pallate në Selanik janë sekuestruar nga policia në kuadër të aksionit për kapjen e një trafikanti droge.

Gjithsej 3 persona kanë rënë në pranga mes tyre, një 34-vjeçar shqiptar që trafikonte drogën dhe dy grekë të moshës 26 dhe 44 vjeç, që ishin klientë të tij.

Mediat greke shkruajnë se teksa tentoi të shmangte arrestimin, 44-vjeçari tentoi të përplaste një automjet policie dhe u largua me vrap, por u ndalua dhe u arrestua.

Bëhet me dije se 34-vjeçarit shqiptar trafikant iu gjetën mbi 1.7 kilogramë kanabis, si dhe sasi kokaine.

Gjatë kontrollit të banesës, shqiptari të arrestuar, por edhe në kontrollin e ushtruar në një banesë të cilën e përdorte për tu fshehur në zonën, u gjetën në total dhe u sekuestruan: 1 kilogram e 740 gram kanabis të papërpunuar, 3 pako kokainë me peshë totale 33.5 gram, një pistoletë, një shishe plastike që përmban 1500 fishekë metalikë, 8 ampula gazi, Jelek antiplumb, shufra metalike e palosshme, 4 peshore elektronike dhe një mekanike, pajisja e izolimit termik dhe artikujt e paketimit, Më shumë se 9000 euro në lidhje me trafikun e drogës,  Çanta dhe3 celularë që i përdorte për takimet e tij.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?