Foto ilustruese

Greqi/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar, përdhunoi një të mitur 8 vjeçe dhe kreu marrëdhënie seksuale me të 7 vitet në vazhdim

21 Janar, 21:40| Përditesimi: 21 Janar, 21:51

  • Share

Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke mëngjesin e 19 janarit, pasi dyshohet se për rreth 7 vite ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, e cila aktualisht është 16 vjeçe.

56-vjeçari shqiptar raportohet të ketë lindur në Sarandë, u arrestua mëngjesin e së shtunës në zonën e Patisias, pas kontrolleve të punonjësve të policisë së Nëndrejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve dhe më pas u arrestua.

Sipas mediave greke, 56-vjeçari duke përfituar nga shoqëria që kishte krijuar me nënën e vajzës kishte kryer marrëdhënie seksuale për të herë parë me të miturën kur kjo e fundit ishte 8 vjeçe, duke e përdhunuar.

Thuhet se përgjatë 7 viteve në vazhdim ai ka komunikuar me të miturën përmes aplikacioneve dhe se me kërkesën e tij e mitura i ka dërguar foto të saj, ku duket gjysmë e zhveshur.

Policia greke ka deklaruar se gjatë kontrollit në shtëpinë e 56-vjeçarit, u gjetën dhe u konfiskuan një sasi e madhe provash dixhitale.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?