Athine- Ish lideri i organizatës Agimit të Artë në Greqi, është arrestuar pasi do të vuajë 13 vite burg për drejtim të një organizate kriminale.
Nikos Michaloliakos u arrestua në banesën e tij paraditen e të hënës, (3 qershor) pas vendimit të gjyktaës së Apelit të Lamias Këshilli i Apelit, duke miratuar propozimin e prokurorit, e cilëson atë si të papenduar dhe të dyshuar për kryerjen e krimeve të reja.
Ndër të tjera citohet dhe shkrimi i tij në median elektronike ku vazhdon të vlerësojë praktikat e paligjshme të stilit nazist të Agimit të Artë, pavarësisht gjykimit dhe dënimit të tij për ato.
Në 2020 Gjykata e Apelit në Athinë shpalli 'Agimin e Artë” si organizatë terroriste.