Kosova & Rajoni

Greqi, autoritetet nisin fushatën e vaksinës së gripit, mund të injektohet në të njëjtën ditë me vaksinën anti-Covid

4 Tetor 2021, 19:08| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 19:10

  • Share

1 tetori në Greqi shënon dhe fillimin e marrjes së vaksinës së gripit për mbrojtjen nga virozat respiratore gjatë periudhës së dimrit. Në një kohë ku popullsia po vijon të vaksinohet kundër COVID-19, Ministria greke e Shëndetësisë tha se këto dy vaksina mund të merren edhe në të njëjtën ditë, pasi vaksina e gripit nuk ka ndikim në marrjen e vaksinave të tjera.

Autoritetet njoftuan në 30 shtator fillimin e periudhës së vaksinimit për virusin e gripit, duke theksuar se ekziston shqetësimi për ndërveprimin midis gripit dhe Covid.

Zyrtarët grekë të shëndetësisë nënvizuan se vaksina e gripit mund të injektohet në të njëjtën kohë me vaksinën e koronavirusit.

“Nuk ka rekomandime për mbajtjen e intervaleve midis vaksinave. CDC dhe të gjitha organet shkencore kanë deklaruar se vaksina kundër gripit mund të merret në të njëjtën kohë me vaksinën e koronavirusit, si dhe vaksinat e tjera” tha ministria greke e Shëndetësisë. 

Në Greqi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2125 raste të reja dhe 36 viktima nga COVID-19.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?