Greqi - Një avion zjarrfikës “Canadair” i flotës ajrore greke ka bërë ulje të detyruar në Gjirin e Korinthit pasi pësoi defekt në motor.
Mediat greke raportojnë se avioni po luftonte me zjarret në Korinth që kanë shpërthyer gjatë dy ditëve të fundit dhe kanë marrë përmasa të mëdha.
Avioni u ul në det, ndërsa më pas u tërhoq drejt Kiato duke u rimbarkuar.
Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa shkaqet e defektit në motor nuk dihen. Për këtë ka nisur hetim nga autoritetet greke.
Komento
Komente
