Çifti shqiptar dhe vendi ku u arrestua 40-vjeçari

Kosova & Rajoni

Greqi/ Babai i vrau të ëmën, e bija 18-vjeçare: Do të hakmerrem! Për mua, vdiq edhe ai

23 Gusht, 22:55| Përditesimi: 23 Gusht, 22:59

  • Share

Me fjalë që pasqyrojnë dhimbjen e thellë, vajza 18-vjeçares shqiptare që u vra në Greqi nga bashkëshorti i saj, ka folur për tragjedinë që shkatërroi familjen e saj dhe për vendimin për të qëndruar pranë motrave dhe vëllezërve më të vegjël.

“Atë që i bëri mamit tim, do t’ia bëj edhe unë atij. Do të hakmerrem. Nuk dua ta shoh më kurrë në sytë e mi! Por do të kujdesem ta takoj, sepse dua t’i them ‘turp”, u shpreh ajo duke folur për taxydromos.gr.

Vajza e madhe e familjes tregoi se tani ndien sikur i ka humbur të dy prindërit, pasi, siç theksoi, “atë e humba, iku nga duart e tij, por për mua kanë vdekur të dy. I dua prindërit e mi, por tani kanë vdekur të dy. Tani jam vetëm unë dhe vëllezërit e motrat e mia”.

Në një rrëfim prekës, e reja tha se nga tani e tutje do të marrë rolin edhe të nënës, edhe të babait për motrat dhe vëllezërit e vegjël: “Nuk kam më as nënë, as baba. Ashtu si dhe motrat e vëllezërit e mi të vegjël. Nga tani e tutje unë do të bëhem për ta edhe nënë edhe baba”.

Ajo shtoi: Sekretin e familjes sime nuk do ta them. Do ta mbaj brenda vetes. Çfarë kemi kaluar e dimë vetëm ne. Nënën time dhe ne fëmijët e saj na kishin zili. Ishim një familje që e kishin zili, e admiruan. Tani ky na shkatërroi.


Lajmi kryesor:

Greqi/ Arrestohet pranë shtëpisë 40-vjeçari shqiptar, vrau gruan në sy të fëmijëve: Më tradhtonte (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?