Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 5641 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë në Greqi ka shkuar në 1,049,936. Sakaq, nga infektimet e 7 ditëve të fundit, 214 raste konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 2964 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.
Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi 69 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin ndërsa që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar në total 20,126 të vdekur nga COVID. Raportohet se 85,2 për qind e tyre kishin sëmundje shoqëruese. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi në Greqi.
Kryeministri grek Kyriako Mitsotakis është tërhequr sot nga vendimi për testim të detyrueshëm, duke vendosur t’i shpërndajë çdo qytetari mbi 5 vjeç, nga dy teste falas. Njëri testim duhet bërë gjatë festave, ndësa tjetri në janar. Në të gjitha farmacitë greke ka nisur shpërndarja e dy testeve falas për një mbikëqyrje sa më të fortë epidemiologjike gjatë Krishtlindjeve.
Testet do të jenë të disponueshme për qytetarët mbi 5 vjeç dhe testimi do të ofrohet nëpër farmaci. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i marrin këto teste dhe t’i aplikojnë.