Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Greqi/ Bien rastet, rritet numri i viktimave! 7,108 të infektuar dhe 93 të vdekur në 24 orët e fundit! 612 pacientë në terapi intensive

24 Nëntor, 17:29| Përditesimi: 24 Nëntor, 17:38

Situata e pandemisë COVID vijon të jetë e rëndë në Greqi. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 7,108 raste të reja me koronavirus, ndërsa 93 qytetarë kanë humbur jetën. Atika vijon të jetë vendi me më shumë infektime.

Krahasuar me një ditë me parë kemi rreth 992 raste më pak, ndërsa numri i viktimave është rritur, pasi dje u regjistruan 71 të vdekur.  Që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 17,612 viktima nga koronavirusi në Greqi.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 95,4 për qind e tyre kishin sëmundje shoqëruese. Sa i përket të shtruarve në spitale, raportohet se në terapi intensive po trajtohen 612 pacientë, 60,1 për qind e të cilëve janë meshkuj.

M.Ç/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?