Greqi/ Bllokohet trageti i parë post-Covid! Një dyzinë të infektuarish në bord

30 Shtator 2020, 13:59| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 14:04

  • Share

Anija e parë e lundrimit që u kthye në Greqi që kur u lehtësuan kufizimet e pandemisë u ankorua në portin e Pireut në Athinë herët në mëngjes pas zbulimit në bord të një duzine personash të dyshuar të infektuar nga koronavirusi

Sipas agjensisë greke e lajmeve ANA, anija 'Mein Schiff 6', që lundronte me flamurin e Maltës operon për gjigantin turistik anglo-gjerman TUI, po transportonte 922 pasagjerë dhe 666 anëtarë të ekuipazhit.

Mësohet se nga agjencia greke e shëndetit publik nuk lejohet askush të zbresë në tokë teksa dhe në anije po kryen testet e tamponit.

Deri tani dymbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit kanë rezultuar pozitivë asimptomatikë ndërsa janë marrë 150 mostra të rastësishme.

Por sipas raporteve të medias greke, testet pasuese në të njëjtët anëtarë të ekuipazhit rezultuan negativë.

Sipas zëdhënësit të Rojes Bregdetare pasagjerët ishin diagnostikuar të gjithë të shëndetshëm pasi iu nënshtruan testeve para se të hipnin në anijen e cila është e para që u kthye në ujërat greke që nga bllokimi në fund të marsit.

Ajo ishte ankoruar në mes të shtatorit në portin kretas të Heraklion-it dhe u nis të dielën në mbrëmje për në ishullin e Korfuzit përmes Piraeus, porti i Athinë.

Por anija u ndalua dhe u ankorua në brigjet e ishullit të Milos të hënën pas zbulimit të rasteve të dyshuara COVID-19, derisa u udhëzua të drejtohej në portin e Athinës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?