Policia greke në vendngjarje pas krimit

Kosova & Rajoni

Greqi/ Borxhi i pakthyer, shqiptari masakron me thikë 2 vëllezërit bashkëatdhetarë, njëri rëndë! Dëshmia që dha pas arrestimit

5 Mars, 20:56| Përditesimi: 5 Mars, 20:58

  • Share

Greqi- Një borxh i pakthyer nga dy vëllezër shqiptarë është bërë shkak i një përleshje të përgjakshme mes tyre dhe një bashkëatdhetari, i cili i ka sulmuar me thikë, duke i lënë të plagosur.

Tentativa e vrasjes ka ndodhur të dielën në zonën e Vardës, në Patra të Greqisë. Një prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën, teksa Prokuroria e Ilias komunikoi sot (5 mars) edhe akuzat, duke kërkuar masën e sigurisë me burg për të dyshuarin e arrestuar, një shqiptar 46-vjeçar.

Sipas informacioneve të medias greke, në ngjarjen e përgjakshme janë përfshirë tre persona, të gjithë shqiptarë. Një nga të plagosurit po trajtohet në Infermierinë Pirgos.

Të njëjtat informacione raportojnë se një 46-vjeçar akuzohet se ka sulmuar me dy thika vëllezërit e moshës 37 dhe 41 vjeç, duke i shkaktuar plagë të shumta me thikë në shpinë.

Përleshja ka ndodhur në banesën e dy të plagosurve, ku agresori kishte shkuar për të kërkuar borxhin e pretenduar, në Surbani, ku fillimisht ka pasur një debat, informon media greke. 

Lidhur me motivet e sulmit, në dëshminë e tij i pandehuri pretendoi se 37-vjeçari dhe 41-vjeçari  i kishin borxh dhe se kishin mosmarrëveshje financiare, ndërsa pretendon se dy vëllezërit e goditën dhe se ai u vetëmbrojt. 

I akuzuari u arrestua nga efektivët e Policisë Varda në orët e para të datës 3 mars dhe u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Ilia, në selinë paralele të Amaliadës, ku ndaj tij u procedua për një vepër penale dhe dy kundërvajtje.

Në veçanti, i arrestuari përballet me akuzën e  vrasjes me dashje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Nesër (6 mars) do të zhvillohet seanca e masës së sigurisë në gjykatë, ku pritet që të kërkojë falje dhe të izolohet në paraburgim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 239 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?