Burgu “Agios Stefanos” në Greqi

Greqi/ Burgu i dha një javë leje, 35-vjeçari shqiptar arratiset dhe shpallet në kërkim! I dënuar me 15,5 vite për trafik droge, u arrestua më 2019

28 Nëntor, 17:52| Përditesimi: 28 Nëntor, 17:59

  • Share

Janinë- Një shqiptar i dënuar për trafik droge është arratisur nga burgu në Greqi, teksa kishte marrë leje njëjavore nga autoritetet dhe nuk është kthyer më.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në vendin fqinj, teksa 35-vjeçari, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u shpall në kërkim për akuzën e largimit nga vendi i qëndrimit.

Administrata e Burgut “Agios Stefanos” i kishte dhënë leje, por nuk ishte rikthyer më pas skadimit të afatit.

Shqiptari ndodhej që prej vitit 2019 në qeli, bazuar në një vendim të Gjykatës së Apelit të Janinës, e cila e kishte dënuar me 15 vite e 6 muaj burg dhe u gjobit me 50 mijë euro gjobë nën akuzë për trafik droge.

Tashmë ndaj 35-vjeçarit është ngritur një çështje tjetër nga Departamenti i Sigurisë së Akaisë Perëndimore, për shkelje të lejes së burgut, shkruan “ProtoThema”. Kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij po vijojnë ende.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?