Kosova & Rajoni

Greqi/ Çifti shqiptar detyroi 82- vjeçaren greke të firmos testament, i marrin 500 mijë euro pasuri

27 Qershor 2024, 18:49| Përditesimi: 27 Qershor 2024, 18:57

  • Share

Një çift shqiptar kanë mashtruar një të moshuar greke, duke e detyruar që të firmoste një testament dhe i kanë marr 500 mijë euro pasuri.

Sipas mediave greke, gruaja shqiptare, e cila punonte edhe si ndihmëse shtëpiake është shpallur fajtore nga Gjykata Treanëtarëshe e Apelit Penal të Selanikut, bashkë me bashkëshortin e saj dhe akuzohen për mashtrim ndaj të moshuarës.

Sipas aktakuzës, çifti ka përdorur prokurë noteriale dhe vërtetime psikiatrie, ndërsa sipas dokumenteve 82-vjeçarja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se kishte “pamundësi për të nënshkruar”, demencë dhe probleme të tjera të rënda.

Çështja doli para drejtësisë pas vdekjes së të moshuarës në shtator të 2017-ës, kur familjarëve të 82-vjeçares u njoftuan me testamentin me të cilin ajo i la pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme çiftit nga Shqipëria.

Dy të pandehurit e kishin detyruar të moshuarën të nënshkruante prokura të njëpasnjëshme duke i udhëzuar që të menaxhonin llogaritë e saj bankare dhe t'i shisnin pasuritë e saj të paluajtshme, ndërsa para vdekjes së saj kishin transferuar një banesë të saj në emrin e tyre të moshuarës që ndodhej në qendër të Selanikut.

Me vendimet e gjykatave civile, të cilat i paraprinë atyre penale, testamenti u anulua.

Të pandehurit i mohuan akuzat, ndërsa çifti theksoi se e moshuara u ka dhënë pasurinë e saj me dëshirë, pasi nuk kishte marrëdhënie me të afërmit e saj.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?