Foto ilustrim, një gjykatë greke

Kosova & Rajoni

Greqi/ Dënohet me 17 vite burg 40-vjeçari shqiptar, përdhunoi dhe dhunoi gruan në sy të fëmijëve

8 Tetor, 13:55| Përditesimi: 8 Tetor, 13:58

  • Share

Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 17 vite burg nga një gjykatë greke në Selanik, për përdhunim dhe dhunë fizike ndaj gruas së tij në prani edhe të fëmijëve të mitur.

Ngjarja nisi në muajin mars të vitit të kaluar, kur gruaja 30-vjeçare gjeti guximin dhe denoncoi bashkëshortin shqiptar.

Sipas denoncimit të saj, 40-vjeçari e abuzoi fizikisht, madje edhe para fëmijëve të tyre, dhe e përdhunoi.

Shqiptari u arrestua fillimisht por më pas u lirua me kusht dhe u gjykua në liri.

Në deklarimet e tij të para, 40-vjeçari i kishte mohuar akuzat, por kishte pranuar vetëm të kishte goditur gruan me shuplakë.

Megjithatë, Gjykata e Selanikut e dënoi atë me 17 vite dënim në total dhe u shpall fajtor për përdhunim, dëmtime të rrezikshme trupore dhe kërcënime ndaj gruas së tij në prani të fëmijëve të mitur.

Gjykata vendosi gjithashtu që në rast apelimi prej tij, vendimi nuk do të ketë efekt pezullues në ekzekutimin e dënimit, dhe për këtë arsye ai po dërgohet në burg.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?