Në foto Ivan Savidhis, President i PAOK

Greqi, dënohet me 3 vite presidenti që hyri me armë në fushë

29 Mars 2018, 14:56| Përditesimi: 29 Mars 2018, 15:00

  • Share

Federata greke e futbollit ka marrë vendimin për ngjarjet që ndodhën në ndeshjen midis POAK-ut dhe AEK-ut. Federata e vendit fqinj ka skualifikuar me tre vite presidentin e PAOK-ut, Ivan Savidhis, i cili tronditi opinionin sportiv duke hyrë në fushë i armatosur.

Por jo vetëm presidenti, pasi edhe ekipi nuk ka shpëtuar pa u lagur nga kjo ngjarje. Ekipi nga Selaniku humbi ndeshjen 3-0 në tavolinë, mori tre pikë penalizim dhe dy të tjera që do t’i hiqen sezonin e ardhshëm.

Përveç këtyre, mori një gjobë pre 63 mijë eurosh dhe do t’i luajnë tri ndeshjet e radhës pa tifozë. Një goditje e rëndë kjo për PAOK-un që deri para pak javësh kryesonte kampionatin grek, ndërsa tani kryesimin e merr AEK-u, me 5 pikë më shumë se Olympiacos.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?