Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Rodos. Ai dyshohet se kishte vënë kamera në dhomën e dy vajzave të mitura të moshës 12 dhe 17 vjeç.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet u raportua nga polici nga nëna e vajzave, e cila ishte edhe partnerja e tij. Ajo nuk ishte në dijeni që në dhomën e vajzave ishte vënë një aparat fotografik me një kartë SD regjistrimi dhe me shumë mundësi i shihte kur ishin të zhveshura, raportojnë mediat greke.
Kur fëmijët e njoftuan nënën, ajo i kërkoi shpjegim duke u përballur me të, por ai e goditi dhe më pas goditi edhe fëmijët.
Prokurori Publik pas sjelljes së të akuzuarit vendosi ta lirojë dhe urdhëroi një hetim paraprak për të pasur një raport të plotë mjeko-ligjor me lëndimet e marra nga nëna dhe fëmijët dhe më tej për të kontrolluar përmbajtjen e kamerës nga Drejtoria e Hetimeve Penale.