53-vjeçari Ilias Michos

Greqi/ Zbulohet aplikacioni ku 53-vjeçari komunikoi me 212 klientë për 12-vjeçaren, rrëfimi i tij: Kryem marrëdhënie me dëshirën e saj kur kisha gruan me pushime

14 Tetor 2022, 19:21| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 20:12

  • Share

Të tjera detaje janë zbuluar nga skandali qe ka tronditur Greqinë ku një 53-vjecar ka abuzuar seksualisht me një të mitur 12 vjecare dhe më pas e ka prostituuar. Përmes një aplikacioni, ai i gjente klientë që të kryenin marrëdhënie kundrejt shumës 50 euro.  Për këtë ngjarje të rëndë, i akuzuar kryesor mbetet 53-vjeçari  Ilias Michos, klienti 42 vjeç Yiannis Sofianidis dhe nëna 37-vjeçare e të miturës. Të tre janë të arrestuar.

Mediat greke bëjnë me dije se vajza e kishte takuar 53-vjeçarin në minimarketin e tij, ku shkonte shpesh. Ai menaxhonte një llogari me të dhënat e vajzës në një aplikacion, ku fliste me klientët. Nga dosja hetimore, mësohet se bisedat nga profili i vajzës me rreth 212 klientë janë bërë përmes aplikacionit “blindchat”, ku regjistrohet e-mail dhe të dhënat e kartës PayPal. Disa prej personave rezufonin ta takonin për shkak të moshës së të miturës.

Ndërsa Michos dhe klienti 42-vjeçar thonë se kanë kryer marrëdhënie me të miturën me dëshirën e saj. Ilias Michos ka pohuar se e mitura i ka dërguar foto dhe video nudo e ka kryer marrëdhënie me të 4 ose 5 herë në dyqanin që menaxhonte dhe në shtëpi kur kishte gruan me pushime. Në rrëfimin e tij, Michos shtoi se nëna e të miturës ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.

“12-vjeçarja më tha t’i jepja 50 euro nënës që të na linte të dilnim, por nuk ndodhi”, tha Michos.

Ndër të tjera, mësohet se janë transferuar 110 euro nga llogaria e Michos në llogarinë e nënës gjatë muajit korrik. 42-vjeçari rrëfeu se e takoi vajzën, e cila i tha se i duheshin para pasi ia kishte marrë fshehurazi të ëmës dhe duhet t’i kthente.

“Më tha t’i jepja 50-70 euro dhe të bëja çfarë të doja me të. Shkuam në një vend... Më mori sërish një ditë tjetër. I thashë që nuk dua të flas dhe ajo më kërcënoi se do shkonte në polici se ishte e mitur. Ia bllokova telefonin”, tha 42-vjeçari.

Më pas pohoi se vajza e ka telefonuar nga numra të tjera dhe kanë pasur sërish takime. Ndër të tjera, në dëshminë e saj, 12-vjeçarja tregoi emrat e katër personave që kanë kryer marrëdhënie me të dhe më pas i jepnin paratë, të cilat ia jepte Ilias. Gjithashtu tregon se emrat e klientëve i kishte ruajtur sikur të ishin vajza ndërsa shtoi se në shtëpi nuk e përdorte telefonin, por luante me lojëra që të mos e kuptonin motra e vëllezërit.

Ndërkohë nëna e të miturës dukej se dinte çdo gjë pasi dyshohet se së bashku me vajzën ka takuar rreth 12 burra të panjohur gjatë vitit të kaluar dhe duket se kishte komunikim me 53-vjeçarin. 

Në një mesazh i shkruan: “Dëshiroje të shkoje me të miturën? Unë do të gjej gruan dhe djalin tuaj. Unë do ju varros…. Të gjithë do ta mësojnë se kush je”. Më pas 37-vjeçari i përgjigjet dhe i kërkon që të takohen. Nëna nuk e denoncoi në polici, por ishte tezja që zbuloi mesazhet e të miturës me 53-vjeçarin. Vijojnë hetimet për këtë ngjarje tronditëse.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?