GREQI- Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e qytetit Volos pasi dhunonte fizikisht bashkëshorten e tij.
Gruaja, e cila nuk mund të duronte më kërcënimet dhe sulmet ndaj saj, i dha fund torturave dhe episodeve të dhunës që po përjetonte nga bashkëshorti i saj të premten kur 40-vjeçari shqiptar e godit me grusht dhe më tragjikja, kishte tentuar t'i thyente krahun, sipas mediave greke.
Njëri prej fqinjëve po dëgjonte gruan e cila po bërtiste për ndihmë dhe atëherë ka lajmëruar Policinë, e cila e ka arrestuar bashkëshortin dhunues pak minuta më vonë.
Në dëshimë e saj, gruaja dhe tha se bashkëshorti i saj i dhunshëm shkoi në shtëpi i dehur, i bërtiti dhe më pas e goditi me grusht, e ka kapur për krahu dhe ka tentuar t'i thyejë kyçin e dorës. Pas këtij episodi, gruaja mori një fëmijë të saj dhe u largua nga shtëpia. Gruaja ka shpjeguar se rrahja, e shoqëruar me kërcënime dhe ofendime, ishte bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së bashkëshortit të saj, i cili dehej vazhdimisht.
40-vjeçari u dërgua të shtunën në Prokurorinë e Rrethit të Volosit dhe u akuzua për tentativë për plagosje të rrezikshme trupore dhe dhunë në familje dhe u referua për gjykim në Autoforo.
Bashkëshorti i mohoi akuzat dhe pretendon se ka qenë vetëm një skenë tensioni pasi gruaja e tij... nuk pastron shtëpinë!
Komente
