Greqi/ Digjet kampi i refugjatëve në Lesbos, disa të lënduar (VIDEO)

9 Shtator 2020, 13:02| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 13:55

  • Share

Kampi më i madh i emigrantëve në ishullin e Lesbos, është shkatërruar plotësisht nga zjarri mëngjesin e së mërkurës.

25 zjarrfikës me 10 zjarrfikëse luftuan me flakët për orë të tëra ndërkohë që emigrantët  u evakuuan, një pjesë e tyre u lënduan. 

Sipas burimeve të BBC zjarri mund të jetë vënë qëllimisht nga emigrantët, por nuk ka asgjë të konfirmuar.

Kampi u vendos nën karantinë javën e kaluar pasi një emigrant doli pozitiv me koronavirus, dhe tashmë numri ka arritur në 35 raste të konfirmuara.

Agjencia greke e lajmeve ANA tha se zjarret kishin shpërthyer pasi disa nga të infektuarit kishin refuzuar të lëviznin në izolim me familjet e tyre, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

‘Moria’ strehonte të paktën 13,000 persona më shumë se katërfishi i numrit të kapacitetit të mund të mbajë. 

Kampi shtrihet në veri-lindje të Mytilene, kryeqyteti  të Lesbos.

Sipas InfoMigrants, rreth 70% e emigrantëve në kamp janë nga Afganistani, pjesa tjetër nga më shumë se 70 vende të botës.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë evidentuar vazhdimisht kushtet e këqija dhe jashtë standardit minimal të jetësës në kamp.  

Në prill, Human Rights Watch tha se autoritetet greke nuk kishin bërë sa duhet për të luftuar "mbipopullimin" në vend, duke paralajmëruar se nuk ishte i përgatitur për një shpërthim të koronavirusit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?