Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Greqi/ Disa persona sulmojnë patrullën e policisë, plagosen dy efektivë

28 Dhjetor 2020, 08:57| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 10:53

  • Share

Dy oficerë policie mbetën të plagosur pasi i sulmuan disa persona.

Gjithçka filloi kur një patrullë e policisë mbërriti në zonë, pas thirrjeve telefonike nga banorët, në mënyrë që të kapnin dy të mitur që po endeshin në fshat me një qen.

Babai i dy fëmijëve të mitur (14 dhe 10 vjeç) dhe rreth 15 persona të tjerë nga kampi sulmuan policinë.

Dy oficerët e policisë u dërguan në Spitalin e Janinës për trajtim mjekësor.  Forcat e tjera të policisë mbërritën në vendngjarje.

Shumica e personave u larguan nga vendngjarja dhe vetëm babai i dy të miturve u arrestua.

E.M./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?