Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi janë kapur në flagrancë në një parcelë më 130 rrënjë kanabisi në komunën e Platanias.
Mediat greke bëjnë me dije se pas marrjes së informacionit se në një terren të thyer në komunën e Platanias po kultivohej kanabis, policia gjeti dy shqiptarët e moshës 33 dhe 46 vjeç, duke u kujdesur për bimët narkotike.
Ndërsa më pas Policia ushtroi kontroll në shtëpinë ku po qëndronin dy shqiptarët, ku gjeti 3 kilogramë e 306 gramë hashash, 675 euro para të gatshme, 4 telefona celularë, si dhe u konfiskua edhe makina e 46-vjeçarit.
Hetimet ndaj dy shqiptarëve po i ndjek Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Hania.
Komente
