Greqi-Një vrasje me pasojë dy të vdekur, ka ndodhur në Greqi. Sipas mediave greke, njëri prej viktimave është grek dhe pronar i kampingut, ku ndodhi ngjarja i cili është rreth 70- vjeç, ndërsa tjetri shqiptar rreth 55- vjeç i cili u qëllua pas shpine në tentativë për të shpëtuar prej ekzekutorit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme në kampingun e zonës Finikunda në Mesinia, ku një person ende i paidentifikuar hyri në ambientet e recepsionit dhe qëlloi për vdekje pronarin e kampingut.
Pak metra më larg, u gjet i vrarë edhe një 55-vjeçar shqiptar, punonjës i kampingut dhe mik i afërt i pronarit.
Siç raportohet nga Protothema, banorët e zonës i raportuan policisë që mbërriti në vendngjarje se autori i krimit ishte një i ri që dyshohet se iu afrua dy personave dhe qëlloi drejt tyre nga afër dhe u largua.
Po ashtu, sipas mediave thuhet se pronari grek i kampingut është rrahur dhe kërcënuar më herët, por ai pretendonte se nuk kishte mosmarrëveshje me askënd.
Komente
