Aksidenti në Greqi

Kosova & Rajoni

Greqi/ Familja shqiptare përfshihet në aksident automobilistik, humb jetën gruaja! Bashkëshorti dhe vajza në spital

1 Gusht 2024, 18:45| Përditesimi: 1 Gusht 2024, 18:54

  • Share

GREQI - Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Ioniane në zonën Agrinio mesditën e sotme.

Si pasojë raportohet se ka ndërruar jetë një grua, ndërsa bashkëshorti i saj dhe vajza e tyre janë dërguar në spital.

Mediat greke bëjnë me dije se gruaja që ndërroi jetë është rreth moshës 50 vjeç.

Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit për arsye të paqarta ka humbur kontrollin dhe është kthyer përmbys duke dalë nga rruga.

Ndërkohë shkaku i aksidentit po hetohet nga policia

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?