Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Greqi/ Fëmijët 1 dhe 2 vjeç gjenden në mes të rrugës, pranga babait shqiptar dhe nënës

5 Shtator, 22:30| Përditesimi: 5 Shtator, 22:33

  • Share

Greqi - Një incident i rëndë po fatmirësisht pa pasoja është shënuar në Selanik.

Sipas mediave greke, dy mitur të moshave 1 dhe 2 vjeç, u gjetën në mes të rrugës. Ishte një shofer kamioni që konstatoi fëmijët që lëviznin pa mbikqyrje.

Policia greke mori fëmijët nga rruga dhe pas identifikimit të prindërve, i vuri në pranga. Babai rezulton të jetë me origjinë shqiptare, ndërsa nëna bullgare.

Sipas hetimeve paraprake, fëmijët dolën nga banesa pa u vënë re, duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar në rrugë, duke rrezikuar jetën.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?