Kosova & Rajoni

Greqi/ Fund tragjik për të miturit që u nxorën nga lumi nga një shqiptar! Humbin jetën në spital, prindërit dhurojnë organet

13 Qershor, 14:16| Përditesimi: 16 Qershor, 10:25

  • Share

Dy të miturit, 12 dhe 14 vjeç, që u shpëtuan nga një emigrant shqiptar dy ditë më parë në Greqi nga mbytja, nuk arritën të mbijetonin. Prothotema shkruan se të miturit pësuan vdekje klinike.

Ndërkohë siç raportohet prindërit e dy djemve, njëri shqiptar dhe njëri grek, të ndodhur në këtë situatë vendosën të dhurojnë organet e tyre.

Spridhon Kristofor dhe Kleoni Fezollari u shpëtuan nga një emigrant shqiptar i quajtur Ledian Goga në zonën e Artës dhe i dërgoi në spital.

Në lumin ku ndodhi tragjedia, miqtë e tyre kanë lënë lule, ndërsa në një letër shkruajnë se do t’i kujtojnë gjithmonë.

“Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj”, shkruhet në shënimin e lënë nga miqtë e dy të miturve në vendin e tragjedisë.

Dy të miturit qëndruan për shumë minuta nën ujë, çka sipas mjekëve u shkaktoi atyre vdekje klinike.

Foto: Letra e shkruar nga miqtë

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?