Dy të miturit, 12 dhe 14 vjeç, që u shpëtuan nga një emigrant shqiptar dy ditë më parë në Greqi nga mbytja, nuk arritën të mbijetonin. Prothotema shkruan se të miturit pësuan vdekje klinike.
Ndërkohë siç raportohet prindërit e dy djemve, njëri shqiptar dhe njëri grek, të ndodhur në këtë situatë vendosën të dhurojnë organet e tyre.
Spridhon Kristofor dhe Kleoni Fezollari u shpëtuan nga një emigrant shqiptar i quajtur Levian Goga në zonën e Artës dhe i dërgoi në spital.
Në lumin ku ndodhi tragjedia, miqtë e tyre kanë lënë lule, ndërsa në një letër shkruajnë se do t’i kujtojnë gjithmonë.
“Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj”, shkruhet në shënimin e lënë nga miqtë e dy të miturve në vendin e tragjedisë.
Dy të miturit qëndruan për shumë minuta nën ujë, çka sipas mjekëve u shkaktoi atyre vdekje klinike.
Foto: Letra e shkruar nga miqtë
Komente
