Burgu i Trikalës në Greqi

Kronikë

Greqi/ Gjendet përtokë pa ndjenja shqiptari në qelinë e burgut, ishte i dehur

6 Gusht 2018, 10:20| Përditesimi: 6 Gusht 2018, 10:22

  • Share

Një shqiptar është gjetur pa ndjenja në qelinë e burgut në Trikala në Greqi, pasi kishte pirë alkool dhe kishte humbur vetëdijen.

Ngjarja ka ndodhur mesnatës e të premtes dhe në burg është mobilizuar e gjithë urgjenca, duke e transportuar menjëherë në spital.

Doktorët kanë thënë se shqiptari kishte konsumuar shumë alkool, por ende nuk dihet sesi depërtoi alkooli në qelinë e tij dhe se kush  e futi.

Shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ngjarja ka alarmuar autoritetet lokale në Trikala.

Mediat greke s’kanë dhënë detaje për identitetin e tij, ndërkohë që kanë nisur hetimet nëse stafi dhe personeli i burgut kanë marrë pjesë në futjen e pijeve në burg.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?