Greqi - Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi grabiti shoferin e një taksie nën kërcënimin e një shiringe.
Ngjarja, ndodhi në orët e para të mëngjesit në stacionin e autobusëve “Maqedonia” në Selanik.
35-vjeçari, i cili i mori shoferit 20 euro, u arratis pas sulmit, por u gjet nga policia gjatë një kontrolli.
Sipas shoferit 57-vjeçar, i arrestuari kishte hipur në taksi si klient.
Ndaj tij u ngritën akuza penale dhe ai iu referua hetuesit të Selanikut për të dëshmuar.
Komento
Komente
