Greqi - Pano Ruçi, babai i 22-vjeçarit Denis Ruçi, njëri nga 57 viktimat që humbën jetën në aksidentin hekurudhor në Tempi, ka nisur një grevë urie prej të hënës përpara Parlamentit grek në Athinë.
Ai kërkon zhvarrosjen e trupit të të birit. Kërkesa e tij ishte refuzuar kohët e fundit nga Gjykata e Apelit të Larissës, një ngjarje që çoi në vendimin e tij për të protestuar në këtë mënyrë.
Pano Ruçi u shfaq me një banderolë dhe pankartë në sheshin Syntagma në vendin e Ushtarit të Panjohur ku është shkruar emri i djalit të tij.
“Tani kërkoj leje për zhvarrosjen e fëmijës tim nga Zyra e Prokurorit sipas ligjit. Kam të drejtë për këtë”, shkruhet në pankartë.
Protesta e tij është mbështetur edhe nga Stefanos Kaselakis, kryetari i partisë greke ‘Lëvizja e Demokracisë’.
Komente
