GREQI- Athina është alarmuar mëngjesin e sotëm, ku një 35-vjeçar i pa identifikuar ka hyrë në Gjykatën së Apelit duke pretenduar se kishte eksploziv dhe lëndë narkotike brenda makinës. Mediat greke raportojnë se ai ka hyrë me makinën e tij në parkingun e Gjykatës , nga hyrja e rrugës Loukareos.
Burimet bëjnë me dije se 34-vjeçari tha se kishte futur në automjet lëndë plasëse dhe lëndë narkotike. Pas kësaj, forcat e policisë u mobilizuan dhe 35-vjeçari u arrestua. Ekipi i Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) ka kontrolluar makinën dhe nuk kanë gjetur lëndë plasëse. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për drogë.