Autorja e sulmit me acid dhe 36-vjeçari

Greqi/ I hodhi acid në fytyrë ish-bashkëshortit, vëllai i 36-vjeçarit:  Ajo është xheloze ‘e sëmurë’! Babai i autores: Nuk mbaj anën e saj! Vajza ime po gënjen

24 Tetor 2022, 22:43| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 10:22

  • Share

GREQI- I tronditur nga ngjarja, vëllai i 36-vjeçarit që u sulmua në fytyrë me acid nga ish-bashkëshortja, ka folur për mediat. Ai tregon se 38-vjeçarja ishte tepër xheloze për vëllain e tij, dhe se e mbante vazhdimisht në kontroll.

“Ditën e ngjarjes ajo e kishte ftuar të shkonin në një hotel në Kretë, dhe aty e ka sulmuar”, tregon ai.

Vëllai i 36-vjeçarit thotë po ashtu se autorja e sulmit ka pasur konflikte edhe me të, pasi e bënte fajtor për ndarjen nga bashkëshorti i saj.

Edhe babai i 38-vjeçares ka folur për mediat. Ai pretendon se vajza e tij gënjen për kërcënimet, duke theksuar se “nuk kishte arsye për t'u çuar në këtë akt”, ndërsa deklaroi se 36-vjeçari donte të divorcohej dhe se ai nuk e donte më atë.

“ Akti i saj nuk justifikohet dhe në asnjë mënyrë nuk e mbaj anën e saj”, ka deklaruar fillimisht babai i gruas, ndërsa në të njëjtën kohë ka treguar se ish bashkëshorti as nuk e kishte ngacmuar, nuk e kishte rrahur nuk e kishte kërcënuar, nuk i kishte bërë asgjë.

“Vajza ime po gënjen. Ai përpiqet të justifikojë marrëzinë e tij Ajo bëri një gabim të pajustifikueshëm”, tha babai saj, ndërsa theksoi se nuk do të mbante anën e vajzës së tij  dhe e vërteta nuk është sikurse 38-vjeçarja ka deklaruar. 

Kujtojmë se 38-vjeçarja ka deklaruar më herët se ish-bashkëshorti i saj pranoi të ndahej nga ajo me kushtin që të mos ketë burrë tjetër ose do e vriste.

Ajo ende është në kërkim nga policia. 38-vjeçarja akuzohet për tentativë vrasjeje dhe megjithëse. Orët e para të mëngjesit tha se do të dorëzohej, por hoqi dorë dhe tashmë ajo pretendon se jeta e saj është në rrezik.  Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj, të cili i i hodhi lëng kaustik (acid) rrezikon të humbasë syrin. 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?