Greqi- Policia greke ka sekuestruar në aeroportin e Athinës të paktën gjysmë toni (500 kg) koka natyrale, e njohur si lënda narkotike KHAT.
Operacioni u krye nga inspektorët e Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike në Aeroportin e Athinës "Eleftherios Venizelos".
Substanca ilegale ishte fshehur brenda katër dërgesave me mallra të deklaruara si perde, çarçafë dhe pëlhura, që tranzitonin nga Izraeli me destinacion përfundimtar SHBA-në.
Në një kontroll të rastësishëm të kryer nga inspektorët e Departamentit të Kontrabandës së Doganës së Aeroportit të Athinës, në magazinën e përkohshme të mallrave të aeroportit, ata gjetën pakot e fshehura me gjethet e thara KHAT dhe sekuestruan një sasi totale prej gjysmë toni. Vlerësohet se vlera e sasisë së sekuestruar varion nga 1,500,000 euro, informon media greke.
Kjo është sasia më e madhe e kësaj substance specifike droge të gjetur.
KHAT, koka natyrale, siç quhet ndryshe, është një substancë psikotrope që shkakton varësi, e nxjerrë nga bima Catha Edulis, e cila kultivohet në Bririn e Afrikës, në Gadishullin Jugor Arabik dhe përgjatë bregdetit të Afrikës Lindore.
Komente
