Mediat greke kanë publikuar pamjet e vendit ku u lokalizua dhe u arrestua i fshehur Pandeli Nakoleci, shqiptari 40-vjeçar që akuzohet se vrau me thikë ditën e djeshme në Volos, në pallatin ku jetonin, bashkëshorten e tij 36-vjeçare, nënë e katër fëmijëve.
Ai ishte fshehur në një truall toke aty pranë, vetëm 200 metra nga vendi ku ndodhi krimi. Nakoleci u gjet rrugën Evripidou dhe sipas informacioneve ai ishte fshehur në një parcelë toke dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Ai nuk kishte telefon celular apo ndonjë objekt tjetër me vete.
I fshehur në bar, ku ishte shtrirë edhe për të fjetur gjatë natës, i rraskapitur dhe i dobët, ai iu dorëzua policisë pa asnjë rezistencë. Policia ka bërë edhe kërkime te vendi ku u gjet shqiptari, për të zbuluar ndonjë provë materiale me interes për hetimin dhe sidomos arma me të cilën kreu krimin, për të cilën nuk ka ende informacion zyrtar nëse është gjetur apo jo.
"Disa orë më parë, policia u njoftua nga një qytetar se brenda kësaj parcele toke ndodhej një person dhe pak më vonë dëgjuam zëra dhe dolëm jashtë. Pamë se e arrestuan burrin në fjalë, pa bërë rezistencë", tha një dëshmitar okular.
Lajmi kryesor:
Greqi/ Arrestohet pranë shtëpisë 40-vjeçari shqiptar, vrau gruan në sy të fëmijëve: Më tradhtonte (VIDEO)
A.Q/SI.E./ReportTv.al