Greqi/ Kapen 210 kg kokainë në portin e Pireut e fshehur në konteiner me karkaleca, destinacion Shqipëria! Në një kontenier tjetër gjenden edhe 100 kg! Pranga shqiptarit, 'koka e bandës' (VIDEO)

23 Maj, 10:07| Përditesimi: 24 Maj, 10:33

  • Share

GREQI- Policia greke ka goditur një rrjet droge në Portin e Pireut, duke lokalizuar një konteiner me karkaleca deti në të cilin ishte fshehur 210 kg kokainë, ndërsa në pranga është vënë edhe kreu i bandës një 54-vjeçar shqiptar, Jasona Mërkuri.

Në mbrëmje u gjet dhe një sasi tjetër prej 100 kg e cila ishte fshehur në një kontenier tjetër. Mediat greke shkruajnë se dy ngarkesat janë të së njëjtës organizatë kriminale.

Destinacioni përfundimtar i kontejnerit, sipas mediave greke ishte Shqipëria nga ku do të bëhej shpërndarja, në Evropën Qendrore dhe Veriore dhe kur të hidhej në treg vlera e saj do të kalonte pesë milionë euro. Por nuk përjashtohet mundësia që destinacioni përfundimtar të ishte Greqia. Brenda kontejnerit që kishte ardhur nga Amerika Latine, konkretisht e nisur nga Panamaja, ishin karkalecat e ngrira dhe droga. Mbi kokainë ishte e stampuar një kafkë, me flokë dhe mjekër. Autoritetet greke ishin njoftuar prej shërbimeve amerikane për sasinë kokainës në kontejner.

Përveç 54-vjeçarit shqiptar me 3 emra Jasona Mërkuri (Andrea Mërkuri, Azdren Muharremi), është arrestuar edhe Marsel Stafaj, 36-vjeç dhe grekët Ioannis Biglakis 64 vjeç dhe Alexandors Merkouris, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe anëtarë të tjerë të organizatës kriminale brenda dhe jashtë vendit.

Jasona Mërkuri (Andrea Mërkuri, Azdren Muharremi), ‘koka e trafikut’ të drogës
Kreu i organizatës ishte shqiptari Jasona Mërkuri, i cili kujdesej për gjetjen e sasive të trafikuara të drogës, financimin e blerjes dhe transportit dhe organizimin e dërgesës nga Panamaja drejt vendeve evropiane. Ortaku i tij ishte Marsel Stafaj 36-vjeç po nga Shqipëria, i cili merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.

Anëtarë të grupit ishin edhe dy grekë, njëri prej të cilëve ishte përgjegjës për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale me qendër jashtë vendit, duke i përfaqësuar ata për koordinimin e furnizimit dhe financimit të blerjes së sasive të drogës që do të trafikohej, dhe së dyti për të siguruar mbulimin operacional dhe mbrojtjen e ‘kreut të bandës’ duke marrë masat e duhura kundërmbrojtje për të shmangur kapjen e tij.

Jasona (Andrea) Mërkuri ishte në arrati që prej 2017, pasi kërkohej nga policia greke, i akuzuar për prodhim pilulash Captagon, të destinuara për vendet e Lindjes së Mesme (tabletat quhen edhe “droga e xhihadistëve”) dhe i dënuar me 20 vite burg në Greqi. Ndërsa njëri Ioannis Biglakis 64 vjeç, ishte arrestuar edhe në vitin 2012 për transport armësh në Kosta Rika. Sipas informacioneve ai do të transportonte armët dhe në këmbim do të merrte kokainë.

Ora 21:37
Gjendet tjetër kontejner me kokainë në Pire! Policia sekuestron edhe 100 kg kokainë në port

 

1716456190_pire.jpg

Një tjetër kontejner me 100 kg kokainë është gjetur nga autoritetet në portin e Pireut në Greqi

Pas një hetimi nga Departamenti i Çështjeve të Përgjithshme të Sigurisë së Atikës së bashku me prokurorinë amerikane të drogës, përveç sasisë prej 210 kg kokainë të zbuluar sot paradite, në një kontenier tjetër u gjetën edhe 100 kg kokainë, duke rezultuar në total një sasi mbi 300 kg kokainë e sekuestruar.

Autoritetet besojnë se dy kontejnerët janë të lidhur me njëri-tjetrin.

 

Ora 18:50
Foto e shqiptarit, dyshohet se organizoi dhe financoi trafikun e 210 kg kokainë në Pire

1716483167_bandapireu.jpg

Foto: Jason Merkuri

Shqiptarja.com siguron foton e Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia greke si kreu i një grupi kriminal që kishte trafikuar 210 kg kokainë nga Amerika Latine në bashkëpunim me trafikantin e njohur grek Ioannis Viglakis.

Jasona Mërkuri, sipas mediave greke kujdesej për gjetjen e sasive të trafikuara të drogës, financimin e blerjes dhe transportit dhe organizimin e dërgesës nga Panamaja drejt vendeve evropiane. Ortaku i tij ishte Marsel Stafaj 36-vjeç po nga Shqipëria, i cili merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.

Ai njihet me tre emra: Azdren Muharremi Andrea Merkuri dhe Jasona Merkuri. 

Ora 18:45
Kapen 210 kg kokainë në portin e Pireut, pjesë e bandës që drejtohej nga shqiptari 'Pablo', 'syri' i karterlit në Amerikën Latine

Një shtetas grek i njohur nga autoritetet amerikane me emrin “Pablo” është mes të arrestuarve pas sekuestrimit të 210 kg kokainë të gjetura në një konteiner me karkaleca deti në Portin e Pireut

Sipas informacioneve, “Pablo”, shtetas amerikan, ishte ‘syri’ I  kartelit në fjalë në Amerikën Latine ku kishte zhvilluar  një aktivitet të pasur pasi u arrestua për tregti me armë. 64-vjeçari u arrestua në Panama në gusht 2012 pasi u akuzua se mbështeste një "organizatë të huaj terroriste".

Në vitin 2014, "Pablo" u ekstradua në SHBA dhe u deklarua fajtor para një gjykatësi të qarkut amerikan në dhjetor 2013 për përpjekje për të ofruar mbështetje në armatim për Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC).

Në pranga është vënë koka e bandës shqiptari me tre emra Azdren Muharremi, i cili përdorte edhe emrat Andrea dhe Jasona dhe mbiemrin Mërkuri

Ora 15:20
VIDEO/ Me kapuç në kokë dhe maska, dërgohen në prokurori të arrestuarit më 210 kg kokainë në Greqi

1716468964_greqi.jpg

Kanë dalë para prokurorisë 3 të arrestuarit që u kapën me 210 kg kokainë në portin e Pireut në Greqi.

Të maskuar me kapuçë dhe me maska, dy shqiptarët Jasona Mërkuri e Marsel Stafaj, 36-vjeç si dhe dy  grekët Ioannis Biglakis 64 vjeç dhe Alexandors Merkouris, janë shoqëruar nën masa të larta sigurie për tu njohur me akuzën.

Ora 11:44
Sekuestrimi i 210 kg kokainë në Greqi, koka e bandës shqiptari me 3 emra! Sillte drogën nga Panamaja, fitime miliona euro

1716455247_112.jpg

Dy shqiptarë dhe dy grekë janë arrestuar nga policia greke, pas sekuestrimit të 210 kg kokainë në Portin e Pireut në Greqi.

Kreu i organizatës ishte shqiptari me 3 emra, Jasona Mërkuri (Andrea, Azdren Muharremi), i cili kujdesej për gjetjen e sasive të trafikuara të drogës, financimin e blerjes dhe transportit dhe organizimin e dërgesës nga Panamaja drejt vendeve evropiane.

Ortaku i tij ishte Marsel Stafaj 36-vjeç po nga Shqipëria, i cili merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.

Anëtarë të grupit ishin edhe dy grekë, njëri prej të cilëve ishte përgjegjës për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale me qendër jashtë vendit, duke i përfaqësuar ata për koordinimin e furnizimit dhe financimit të blerjes së sasive të drogës që do të trafikohej, dhe së dyti për të siguruar mbulimin operacional dhe mbrojtjen e ‘kreut të bandës’ duke marrë masat e duhura kundërmbrojtje për të shmangur kapjen e tij.

Në të njëjtën kohë, disa anëtarë të organizatës janë ende të paidentifikuar, të cilët veprojnë jashtë Greqisë, të ngarkuar me furnizimin, blerjen, vendosjen dhe fshehjen brenda kontejnerëve të ngarkuar me ngarkesë të ligjshme (kontejner), të ardhur nga Panamaja dhe me destinacion Greqinë, sasi të konsiderueshme kokaine për trafikim të mëtejshëm. Po ashtu grupi ka edhe anëtarë me bazë në Greqi, të cilët ende nuk janë idnetifikuar, përgjegjës për trafikun e mëtejshëm të sasisë së sekuestruar.
 

Ora 11:05
FOTO/ Mbi pakot me kokainë ishte stampuar një kafkë, dalin pamjet e drogës së kapur në portin e Pireut që kishte destinacion Shqipërinë

1716455247_112.jpg

Janë publikuar pamjet e kokainës së sekuestruar në portin e Pireut në Greqi, e cila kishte destinacion Shqipërinë.

Kokaina kishte mbërritur në portin e Pierut me anë të një konteineri me karkaleca të ngrirë. Siç shihet nga pamjet mbi kokainë ishte stampuar një kafkë, me mjekër dhe me flokë të dendur.

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë Andrea Mërkuri 54 vjec, Marsel Stafaj 36 vjec dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjec.

Ora 10:35
Greqi/ 210 kg kokainë në arkat me karkaleca në portin e Piresë, zbulohen emrat e 2 shqiptarëve të arrestuar

Është zbuluar identiteti i 2 shqiptarëve të arrestuar gjatë operacionit të policisë greke pas sekuestrimit të 210 kg kokainë në portin e Pireut në Greqi që kishte destinacion Shqipërisë. Mediat bëjnë me dije se ata janë Andrea Mërkuri, 54-vjeç, Marsel Stafaj, 36-vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç.

Shqiptari Andrea Mërkuri, rezulton i shpallur nga policia greke që prej 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, te njohura ndryshe edhe si ‘tableta xhihadiste’, ku u sekuestruan 634 mije e 246 tableta.

Mërkuri përdor dhe identitetet Jasona Mërkuri dhe Azdren Muharremi. Rezulton se ka përdorur më para pasaportë serbe. Mërkuri është biznesmen që zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi.

Shtetasi grek Ioannis Biglakis rezulton i arrestuar në vitin 2012 në Kosta Rika për transport armësh. Ai u ekstradua në SHBA kur kërkohej për bashkëpunim me organizatën kriminale FARK të Kolumbisë. Ai do të shkëmbente armët me kokainë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tomi: 23/05/2024 15:45

    Ka qen per perdorim personal

    Përgjigju
  • Boli: 23/05/2024 12:18

    u vertetua linja e autobuzeve te kosoves dhe burimi i lekeve te sekuestruara ne canta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?