Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit

17 Dhjetor 2024, 22:31| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 22:48

  • Share

Dy punonjës të lartë të terminalit të konteinerëve në Portin e Pireut janë arrestuar nën dyshimin se janë anëtarë të një rrjeti të trafikut të kokainës.

Sipas informacioneve të Rojës Bregdetare greke, ata janë pikasur duke hequr drogën nga konteinerët e bananeve gjatë natës dhe duke e transportuar jashtë portit, duke përdorur një makinë zyrtare.

Mediat greke, bëjnë me dije se gjatë kontrollit të një prej konteinerëve, u gjetën 24 kilogramë kokainë, të cilat dyshohet se dy punonjësit nuk arritën t’i transportonin gjatë natës. Në kuadër të hetimit, autoritetet greke kontrolluan gjithsej 50 konteinerë të ardhur nga Ekuadori.

Në një tjetër operacion, efektivët e SDOE dhe Doganës sekuestruan edhe 58 kilogramë kokainë. Ky është konfiskimi i gjashtë i drogës në konteinerët me banane nga Amerika Latine në pesë muajt e fundit në Greqi.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?