Konstantinos Barbarousis, deputet i partisë Agimi i Artë

Bota

Greqi/ Kërcënoi qeverinë, përjashtohet nga parlamenti deputeti i Agimit të Artë

15 Qershor 2018, 15:31| Përditesimi: 15 Qershor 2018, 15:49

  • Share

Deputeti i Agimit të Artë është përjashtuar nga parlamenti “Agimi i Artë”, deputeti nacionalist grek Konstantinos Barbarousis. Barbarousis kërcënoi qeverinë duke kërkuar ndihmën e ushtrisë për të arrestuar kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Lajmin e ka dhënë vetë kreu i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos. Michalhalakos, i bëri një kërkesë Kuvendit për të përjashtuar deputetin.

Deklarata e Barbarousis erdhi pas miratimit të marrëveshjes mes kryeministrit grek, Aleksis Tsipras dhe atij maqedonas Zoran Zaevi, për emrin e Maqedonisë.

Përveç deputetit të Agimit të Artë, kundërshti për marrëveshjen ka patur edhe nga ana e kryetarit të opozitës,  Kyriakos Mitsotakis , i cili në emër të opozitës ka dorëzuar në parlamentin grek një mocion mosbesimi.

Partia “Agimi i Artë” është partia e tretë në Parlamentin grek. Kjo parti është e njohur për qëndrimet e saj nacionaliste si ndaj Shqipërisë  edhe ndaj vendeve të tjera në rajon. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?