Foto ilustruese

Kreu veprime të turpshme me mbesën e tij 9 vjeçare, 78-vjeçari shqiptar dënohet me 14 vite burg në Greqi

5 Dhjetor 2022, 10:51| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 11:11

  • Share

Një 78-vjeçar shqiptar është dënuar me 14 vjet burg nga gjykata e Selanikut, pasi akuzohet për veprime të turpshme me mbesat e tij. Çështja ndaj shqiptarit është e hershme dhe daton që në vitin 2020, ku dy gra kanë qenë dëshmitare e veprave të turpshme të 78-vjeçarit me mbesat e tij. Sipas dëshmisë së tyre, ato e panë duke kryer veprime te turpshme ndaj të miturës 9-vjeçare, ndërkohë që ishin në një park lodrash. Ato denoncuan menjëherë rastin në polici ku u zbulua që vajza e mitur ishte mbesa e 78-vjeçarit.

I pandehuri është babai i 9 fëmijëve dhe gjyshi i  21 nipërve dhe mbesave. Ai u arrestua në atë kohë pas denoncimit të grave dhe pas rrëfimit në hetuesi përfundoi në burg. Megjithatë, gjykata e liroi me kusht. Aktakuza që rëndonte mbi të ishtë për vepra penale dhe kundërvajtje.

Sipas raportimeve për atë çështje, 78-vjeçari nuk mori pjesë në gjyq dhe u përfaqësua nga një avokat. Përfaqësuesi i tij i mohoi akuzat, duke e përshkruar 78-vjeçarin si një person veçanërisht demonstrues.

“Ai mund t’i ketë vënë në siklet vajzat, por nuk ishin veprime dashakeqe apo me sfond romantik”, tha avokati i tij, duke treguar se i moshuari erdhi për të vizituar fëmijët e tij në Selanik, por për shkak të masave kufizuese të koronavirusit, ai nuk mundi të kthehej në vendlindjen e tij, ku jeton.

Që në momentin e parë, të afërmit e tij i dolën në krahë,  duke thënë se ishte një keqkuptim. Marrw nga mediat e huaja

F.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/12/2022 23:28

    Meqenese avokati nuk i konsideron veprimet e te akuzuarit,/dashakeqe/ ose /romantike/,atehere a mund te shpjegoje se si mund te vihet //ne siklet// nje femije,nje vajze e vogel 9 vjec nga nje plak 78 vjec?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?