Athinë- Policët e njësisë DIAS në Greqi, njoftuan se arrestuan mbrëmjen e djeshme (2 Tetor) në Menidi të Athinës, një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, të cilit iu gjetën granata dore, municione luftarake dhe detonatorë.
Konkretisht, sipas policisë helene, pak pas orës 20:00, oficerët gjatë patrullimit të tyre, kanë pikasur burrin në kryqëzimin e rrugëve “Bosda” dhe “Varela” dhe kanë tentuar të bëjnë kontroll.
Me të vërejtur oficerët që po afroheshin, i dyshuari hodhi dy granata dore mbrojtëse, 59 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy detonatorë, duke tentuar të ikë, shkruan media “GreekCityTimes”.
Por, efektivët e policisë kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë, kurse emri i tij nuk u bë i ditur publikisht. Po hetohet për qëllimin kriminal dhe përfshirjen e tij në ngjarje të tjera të ngjashme.