Foto Ilustruese

Kronikë

Greqi/ Makina përplaset me pemën, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar

2 Shkurt, 13:51| Përditesimi: 2 Shkurt, 14:52

  • Share

Greqi-Një 30-vjeçar shqiptar në Greqi ndërroi jetë gjatë mesnatës të së dielës (2 shkurt) pasi makina që po drejtonte u përplas me një pemë.

Aksidenti ndodhi në Tagarades të Bashkisë Thermi, Selanik, rreth orës 01.00, citon Prothotema.gr.

Katër efektivë të zjarrfikëses nxorën nga automjeti të riun shqiptar, i cili fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte pas plagëve të marra.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?